Jepet alarmi nga specialistët për ‘ilaçin çudibërës të ngrehjes’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.06.2022, 17:53

Pak ditë më parë u dha alarmi nga Urdhri i Mjeku për barnat çudibërës që marketohen në ekranet shqiptare nga persona me influencë dhe tentojnë të bindin publikun për efektshmërinë e tyre.

Shumica e këtyre medikamenteve janë të prodhuara në kompanitë farmaceutike të oligarkëve të shëndetësisë të cilët dynden në tendera nga qeveria. Pra logjika është e thjeshtë, veçse fusin në xhep paratë e taksave të popullit tentojnë ta bindin këtë të fundit të blejnë ato çfarë janë mundësuar të prodhohen me paratë e tyre.

Një ndër barnat që është reklamuar në televizione edhe në orar të papërshtatshëm për përmbajtjen e tij është Black Dragon, ilaçi stimulues i ereksionit dhe zgjatjes së performancës seksuale për moshat e reja deri në ato të treta. Produkti është prodhim i kompanisë përfituese të tenderave publikë CFO Pharma të oligarkut Nadir Çausholli dhe ka marrë marketim të gjerë ndërkohë që askush nuk i përmend publikisht efektet anësore të tij apo sa i rrezikshëm mund të rezultojë për konsumatorin.

Njoftimi i UM bën me dije se për reklamimin e këtyre barna çudibërës, hera herës nuk tërhiqet vëmendja për efektet anësore të tyre, procedura diagnostike apo terapeutike që vlejnë të bëhen nga shumica e njerëzve, si dhe njësi shërbimi ku bëhen mrekulli dhe çudira të papara.

Këto produkte mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e konsumatorit shqiptar, i cili pa rekomandim mjeku i gjen pa recetë në farmacitë e vetë këtyre oligarkëve.

Përgjegjës nëse konsumatorit i ndodh një problem shëndetësor për shkak të konsumit të këtyre medikamenteve, janë prodhuesit dhe ata që e reklamojnë atë.

Kur jepen mesazhe të gabuara, mund të krijohen pritshmëri të parealizueshme, që nxitin publikun t’i blejë. Reklamat mashtruese sigurisht bëhen të dëmshme dhe cenojnë ose rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Por kur reklama të tilla duhet të filtrohen kërkojnë miratimin në bashkëpunim të një sërë institucionesh si (AMA, Agjencia e Kontrollit të Barnave, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet vartëse, Shoqata të Pacientëve, Avokati i Popullit, etj..) por si i bëhet kur të gjitha këto institucione janë të kapura nga shteti dhe kanë fije deri tek oligarkët e fushës?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit