Tendera 1 MLN €, taksë vjetore 15 MLN €/ RTSH s’transmeton ndeshjen Shqipëri-Islandë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.06.2022, 18:34

Tenderave të RTSH me paratë tona mund të mos u vijë ndonjëherë fundi me drejtor Enkel Jotin apo të mëparshmin Thoma Gëllçi për të cilin u kërkua një dënim minimal nga SPAK krahasuar me vjedhjet që ka bërë, përmendim këtu tenderin 1 MLN € të RTSH Agro…

E pavarësisht zhvatjes së xhepave të popullit dhe vjeljes së taksës vjetore, stacioni kombëtar shtetëror nuk transmeton as ndeshjen e kombëtares shqiptare me Islandën.

Në një gjest në shkelje me ligjin e pavarësisht se është tërësisht anti-shqiptar nga ana morale, RTSH në vend që të transmetonte për popullin shqiptar ndeshjen Shqipëri-Islandë, por ndeshje të ekipeve të huaja.

Tifozët Kuq e Zi kanë bërë mijëra kilometra për ta ndjekur ndeshjen Live, ndërkohë që në Atdhe drejtori Enkel Joti do jetë duke numëruar paratë e tenderave.

Tarifa që duhet të paguajnë familjet shqiptare kundrejt RTSH vilet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike dhe agjenti për mbledhjen e saj është OSHEE. Vlera që i paguan populli RTSH në vit është rreth 15 MLN € taksa qeverisë për akses në shërbimet radiotelevizive publike teksa Joti vendos të mos transmetojë as ndeshjet që i ka me detyrim ligjor.

Kush e ndëshkon RTSH? A ka ligj në këtë shtet?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit