“Jam e lumtur të njoftoj se jam fejuar me gurunë Durek, atë që më bën zemrën të rrahë, ai që më sheh dhe njeh potencialin tim më të lartë e që më bën të qesh”, kështu Princesha Martha Louise nga Norvegjia, 50 vjeç, zyrtarizoi në Instagram martesën e saj të ardhshme me gurunë shpirtëror amerikan Durek.
Ajo, nëna e tre fëmijëve mbretërorë, është e katërta në radhën e pasardhësve të fronit norvegjez. Ai, Durek Verrett, 47 vjeç, është një udhërrëfyes shpirtëror shumë i arrirë (midis adhuruesve të tij është Gwyneth Paltrow) që punon në Los Anxhelos.
"Dashuria tejkalon dhe na bën të rritemi – shkruan princesha – Dhe jam shumë e lumtur që vazhdoj të rritem me këtë burrë të bukur. Faleminderit të gjithë miqve dhe familjes që kanë qëndruar fort pranë nesh". Prindërit e nuses King Harald dhe Mbretëresha Sonja, në fakt e kanë pritur me gëzim shpalljen e fejesës zyrtare, duke i uruar “gjithë të mirat për të ardhmen”.
Sipas mediave norvegjeze, princesha, vëllai i madh i së cilës, Princi i Kurorës Haakon, është trashëgimtar i fronit, synon të transferohet në Kaliforni me fëmijët e saj. Në mars, princesha ndau foton e parë të tre fëmijëve të saj me partnerin e saj. Tani mungon vetëm data e dasmës.
Burimi: TGCOM24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA