Kili dhe Italia shpresojnë ende për “Katar 2022”, FIFA mund të përjashtojë Ekuadorin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 08.06.2022, 22:11

Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Botërori, pasi akuzohen se kanë aktivizuar në kualifikuese një futbollist jo nga kombo i dyte. Bajron Kastijo, sipas dokumenteve të dala nga “Marca” disa javë më parë, thuhej se ai ishte në të vërtetë kolumbian dhe jo nga Ekuadori.

Avokati i kombëtares së Kilit, Eduardo Karlezo, në një konferencë për mediat prezantoi hetimet e reja, ku binte në sy certifikata e pagëzimit dhe raportimi i regjistrimit shëndetësor të Kastijos, që tregojnë se ai është në të vërtetë një kolumbian.

Nga ana tjetër, Ekuadori i ka dhënë një përgjigje FIFA-s për këtë çështje duke këmbëngulur se nuk ka gabime, por kjo e fundit do ta japë vendimin përfundimtar në datën 10 qershor. Kili, por edhe Italia, janë gjithashtu në pritje të këtij vendimi, për të shpresuar ende për një vend në Kupën e Botës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit