Epokë e re për Gatuzon, merr drejtimin e ekipit spanjoll

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.06.2022, 08:52

Nga Zvicra në Greqi, Itali dhe tashmë në Spanjë. Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Valencias, teksa së fundmi ka ardhur dhe zyrtarizmi. Në të kaluarën Gatuzo ka drejtuar edhe Milanin, Napolin, Pisën, Ofin e Kretës, Palermon dhe Sionin, teksa jo do të jetë eksperienca e parë në futbollin spanjoll.

Në videon e siguruar nga Fabricio Romano, shihet trajneri italian që ka mbërritur në qytetin spanjoll për ta finalizuar marrëveshjen me “lakuriqët” që ai të jetë “timonieri” i ri i skuadrës.

Ndërkohë që nuk ka munguar dhe zyrtarizimi i klubit nëpërmjet faqes zyrtare. Mësohet se kontrata që do t’i ofrohet 44-vjeçarit do të jetë dyvjeçare. Drejtuesit i kanë premtuar italianit dorë të lirë në merkato, në mënyrë që ai të rikthejë klubin spanjoll në nivele të larta siç ka qenë dikur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit