Oligarku Gentjan Sula i Kodrës së Diellit BETONIZON Farkën! Do ndërtojë kompleks me LEKËT E POPULLIT

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.06.2022, 10:08

Oligarku qeveritar Gentjan Sula i Kodrës së Diellit do të ngrejë një tjetër resort me paratë e shqiptarëve dhe lejen e Erion Veliajt.

Këtë herë radha për t’u betonizuar i ka ardhur Liqenit të Farkës, në kodrat e të cilit do mbijnë si resortet pas tenderave në një kompleks vilash 2-3 katëshe.

Resorti i cili do të ndërtohet me paratë që ky oligark ka përfituar nga Buxheti i Shtetit, do të betonizojë një pjesë tejet të lakmueshme të periferisë së kryeqytetit.

Ndërtuesi i resortit do të jetë kompania e tij Agikons. Vilat do të kenë të gjitha parkim nëntokë 1-katësh dhe pishina. Kompleksi do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 49.390 m2 dhe sipërfaqja totale e ndërtimit do të jetë 29.824 m2.

Sula njihet si përfitues i disa tenderave me vlerë të frikshme në sektorin e Shëndetësisë, të qeverisë lokale, ARRSH, FSHZH dhe institucioneve të tjera të rëndësishme shtetërore.

Vetëm nga qeveria lokale, ky oligark ka përfituar deri më tani mbi 6.5 MLD Lekë për 8 tendera. Mbi 8 MLD lekë nga FSHZH, 335 MLN nga ndërmarrjet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit