Tirana përmbytet nga shiu, Veliaj i jep 900 milionë lekë tender burrit të Ina Zhupës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.06.2022, 21:24

Bashkëpunimi PD-PS vazhdon pa ndërprerje. Siç ju thamë edhe në një tender tjetër ditën e djeshme, duket se të dyja palët bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën. Gjithçka bëhet për përfitime monetare dhe askush nuk mendon për popullin.

Por rasti në fjalë është tepër i çuditshëm, pasi nga njëra anë Ina Zhupa del e bën sikur denoncon skandale të qeverisë, nga ana tjetër nëpërmjet bashkëshortit merr miliarda lekë nga tenderat e qeverisë. E në rastin konkret, bamirësi është vetë Erion Veliaj. Situata në fakt është mjaft ironike, pasi sot Tirana ia kaloi edhe Venecias për nga mbulimi me ujë, pas një shiu që ra për një kohë mjaft të shkurtër.

Por në vend që Veliaj të marrë masa një herë e mirë për parandalimin dhe përballimin e përmbytjeve, ai shkon dhe i jep rreth 900 milionë lekë të vjetra pikërisht burrit të Ina Zhupës. Këto para Veliaj ia ka dhënë nëpërmjet UKT, institucionit që në fakt duhet të merret pikërisht me kanalizimit.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-19269-02-09-2022 me objekt “Loti 2: Blerje Naftë (Eurodiesel) me fond limit 72,114,844 lekë të reja pa Tvsh. Në tender vihet re se kanë marrë pjesë tre garues nga të cilët fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ”A&T”sh.a & “Olsi” sh.p.k & “2A2F-L OIL” me vlerë të ofruar prej 71,998,832 lekë të reja pa Tvsh.

Pikërisht pronar i kompanisë ”A&T” dhe “2A2F-L OIL” rezulton të jetë Fabian Goçi, bashkëshorti i Ina Zhupës. Ndërkohë tenderi në vetvete ka të tjera elementë të dyshimtë pasi oferta e dhënë prej fituesit nuk është ajo me vlerën më të ulët nga pjesëmarrësit në tender. Gjithashtu vlera fituese është thuajse identike me fondin limit të tenderit, përkatësiësht sa 99.84% e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit