Zyrtarët amerikanë kërkojnë ndihmë për të identifikuar gjallesën misterioze që habiti gjithë qytetin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.06.2022, 20:34

Zyrtarët e qytetit Amarilo në Teksas po kërkojnë ndihmë për identifikimin e një krijese të çuditshme dhe misterioze të kapur nga kamera vëzhguese e një kopshti zoologjik. Qyteti i Amarilos po bën thirrje për ndihmë nga kushdo që mund t'i tregojë se çfarë është krijesa misterioze e kapur nga kamera në kopshtin zoologjik.

Sipas News Channel 10, kamerat e sigurisë në kopshtin zoologjik vunë re figurën duke u endur brenda një gardhi rrethues në orën 1:25 të mëngjesit të 21 majit. Stafi i kopshtit zoologjik zbuloi foton e çuditshme kur po kalonin imazhet e marra nga kamerat e tyre të sigurisë dhe ata absolutisht nuk e kanë idenë se çfarë ishte krijesa.

Në fakt as zyrtarët e qytetit nuk e dinë, dhe ia kanë treguar misterin publikut, pjesërisht me shpresën për t'iu afruar të vërtetës dhe pjesërisht që të gjithë të mund të argëtohen duke hamendësuar se çfarë mund të jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit