Reja: Nuk kemi vdekur akoma, jemi ende në këmbë!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.06.2022, 15:14

Shqipëria do të luajë nesë një sfidë miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albanai”. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, shpjegoi se çfarë nuk shkoi në dy sfidat e para përballë Islandës dhe Izraelit dhe se si do të luajnë kuqezinjtë përballë Estonisë. Ai tha se shpresa për të dalë të parët në grup ekziston ende, pavarësisht se ka vetëm një pikë në dy ndeshjet e para.

Reja u shpreh:

Në grup ka shumë lojtarë të mirë, që luajnë në skuadra të rëndësishme në Serinë A. Pritshmëritë për të bërë mirë janë të mëdha. Lojtarët janë të bindur. Disa prej tyre kanë pasur shumë ndeshje. Jam i bindur që do të bëjmë shumë mirë dhe. Duhet të kemi parasysh kundërshtarin që kemi përballë. Të njohim forcën e kundërshtarit. Me Izraelin e duhet të reagonim dhe nuk e bëmë. Nuk duhet ta kishim ulur ritmin sepse nuk kishte mbaruar ndeshja. Jemi ende në këmbë, nuk kemi vdekur akoma. Të gjitha shanset janë aty. Ne duhet të besojmë dhe këtë qasje duhet të kemi në çdo ndeshje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit