Portieri italian, Gianluigi Donaruma nuk po gjen qetësi nga tifozët. Pas largimit nga Milani, ai shpesh ofendohet nga tifozët kuqezinj, të cilët u zhgënjyen nga largimi i tij i papritur.
Së fundmi, gardiani është bërë sërish protagonist i një episodi aspak pozitiv në përfundim të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Italisë.
Ish-portieri i Milanit në momentin që do t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës në autobusin e Italisë është ofenduar nga një tifoz në distancë dhe ka shkuar të ballafaqohet me të.
Portieri afrohet tek personi në fjalë dhe i bën thirrje të mos flasë më duke shkëmbyer disa fjalë me të dhe më pas largohet i nevrikosur.
Episodi është bërë viral në rrjetet sociale, me Donarumën që duket se pas gafave në fushën e lojës, nuk është i qetë edhe jashtë saj.
VIDEO: https://gorilla.cdnja.co/v/7k/7KbjV.mp4?token=8F78e5gc8fkVnDzmhWbPdQ&expires=1655042199