Tension, përplasje dhe provokime në ndeshjen Greqi-Kosovë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.06.2022, 22:18

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45, në një sfidë ku nuk ka munguar tensionet provokimet, dhe përplasjet mes tifozerive.

Gjithçka nisi me vërshëllimin e himnit të Kosovës, më pas erdhu gjuajtja me gurë ndaj “Dardanëve” dhe vendosja e flamur serb në stadium.

Gjithsesi, tifozët grekë nuk u mjaftuan me aq, pasi kanë kaluar rrethimin e brendshëm duke depërtuar në tribunën ku ishin të vendosur “Dardanët” dhe janë përleshur mes tyre.

Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e policisë, për të mos lejuar precipitimin e situatës. Aktualisht po luhet pjesa e dytë dhe ndeshja vijon të jetë 0-0.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit