Adrian Çela i ble me lekët e popullit “kumbarit” Grigor Joti 600 MLN Lekë llastiqe lekësh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.06.2022, 20:45

Afërsisht 600 MLN Lekë me TVSH do i japë drejtori i OSHEE Adrian Çela oligarkut Grigor Joti që ta furnizojë me llastiqe lekësh.

Taksat e popullit do i jepen oligarkut qeveritar Joti në mënyrë që drejtori i Rilindjes që përmbushë boshllëqet në mungesë llastiqesh dhe bollëk parash të siguruara nga angazhimi me Rilindjen në politikë dhe administratë, si i zhvatës i përbetuar në faturën e dritave të të mjerëve shqiptarë.

Në një përpjestim të zhdrejtë me paratë dhe llastiqet, Çela po i jep para oligarkut të lidhë paratë e tij.

Para pak kohësh kemi denoncuar tenderin abuziv të Çelës që me këmbën e djathtë e fut në SPAK për ta bërë subjekt hetimesh për shpërdorime të shumta të taksave të popullit shqiptar, ashtu si homologë të tij për të cilët JOQ ka zbuluar afera më parë, duke përmendur këtu Dritan Agollin e FSHZH.

Tenderi i është dhënë kompanisë Infosoft Office të Grigor Jotit, i denoncuar shpeshherë nga JOQ si përfitues në shkelje i procedurave të prokurimeve publike nga institucionet shtetërore.

Çela hapi tenderin për blerje kancelari ku ndër produktet e kërkuara të zyrës binin në sy edhe llastiqet e parave. Drejtori mavi i cili përpos qejfeve me pullë rozë, njihet edhe si maniak i ngjyrës mavi në kartmonedha e mbase këtë aktivitet e cilëson si stres-heqës…

Por a i vini faj Çelës, për sa kohë që SPAK bën sikur nuk informohet me skandalet e fondeve shtetërore që JOQ ALBANIA denoncon çdo ditë?! Dhe këtu hyn në pikëpyetje një tjetër hipotezë… mbase SPAK ndihmon Çelën të lidhë paratë me llastiqet që ai ble nga oligarkët dhe ngjyra mavi e kartmonedhave u ka verbuar sytë?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit