Admir Abrija i Burgjeve “i fal” 350 milionë Hervin Forës të EUROMED në tenderin pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.06.2022, 21:54

Shpesh jemi mësuar që Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ta shohim duke organizuar tendera të dyshimtë në lidhje me ushqimin e të burgosurve. Por duket se së fundmi “piaca” është rritur dhe ky institucion ka filluar të “fusë duart” edhe në tenderat që kanë të bëjnë me shëndetësinë.

I tillë është edhe tenderi që do t’ju paraqesim sot ku Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka “falur” gati 350 milionë lekë të vjetra me TVSH kompanisë EUROMED në pronësi të Hervin Forës. Ky i fundit është lakuar shumë herë për tenderat e dyshimtë që ka fituar në shëndetësi. E në fakt duket se tashmë ka filluar të vjelë para edhe nga burgjet.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-30224-05-20-2022 dhe me objekt “Blerje materiale mjekësore dhe stomatologjike” organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Duke parë dokumentacionin e tenderit shikohet se bëhët fjalë kryesisht për materiale mjekësore të konsumueshme dhe materiale mjekësore konsumi jo-kimike dhe hematologjike.

Fondi limit i këtij tenderi rezulton të jetë 30,643,562 lekë të reja pa TVSH ose rreth 360 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Shikohet se bëhet fjalë për një mungesë të konkurrencës pasi nga dokumentacioni rezulton se ka marrë pjesë në garë vetëm një firmë, pikërisht EUROMED e Hervin Forës që u shpall edhe fitues. Ndërkaq vlera fituese rezulton të jetë sa 94% e fondit limit të tenderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit