Edi Reja rrezikon largimin nga stoli i kombëtares shqiptare

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.06.2022, 08:59

Edi Reja zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndaj Estonisë ndeshjen e tij 32-të në stolin e kombëtares shqiptare, në një periudhë trevjeçare. Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë te skuadra kuqrzi dhe ardhmja e Edi Rejës vihet në dyshim, sidomos pas paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kombeve.

Kontrata e trajnerit italian mbaron në nëntor dhe deri atëherë Liga e Kombeve ka përfunduar sepse dy ndeshjet e fundit do të luhen në muajin shtator. Presim Islandën dhe do të udhëtojmë drejt Izraelit.

E para është në kuotën e tri pikëve ndërsa Izraeli 5 pikë, kundrejt 1 pike që kemi ne. 76-vjeçari u shpreh pas humbjes që nuk kemi vdekur akoma dhe nuk ka ndër mend të tërhiqet, sido që të shkojnë ndeshjet e mbetura. Në nëntor do vendoset e ardhmja e italianit, por ka shumë shanse që rinovimi të mos ndodhë dhe kombëtarja të gjejë një trajner të ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit