Zbulohet rroga e Andrea Pirlos te ekipi turk

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.06.2022, 18:11

Andrea Pirlo është zyrtarisht trajner i skuadrës turke, Fatih-Karagumruk. Ish-trajneri i Juventusit ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me klubin e rij dhe do paguhet gjithsej 1.5 milionë euro. Një shifër modeste kjo për italianin, i cili mesa duket e ka zgjedhur këtë aventurë për të fituar më shumë eksperiencë.

Pirlo tha:

Kam pasur edhe kontakte me shumë klube, si në Itali ashtu edhe jashtë saj, por ambiciet e Karagumrukut më bindën."

Italiani foli për tregun e transferimeve në këtë periudhë për të ngritur në nivele klubin që mbylli kampionatin e kaluar në mënyrë jo fort të mirë. Qëllimi i Pirlos me Fatih-Karagumruk është të sigurojë pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit