Berberi i Ballukut i fut në xhep 12 milionë euro Gjikurisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.06.2022, 22:08

Firma Gjikuria është përmendur shpesh për llokma të mëdha tenderash të marra vitet e fundit nga qeveria aktuale dhe institucionet e saj. Bëhet fjalë për tendera në vlera tepër të larta dhe jo thjesht miliona lekë. Kryesisht tenderat e përfituara nga kjo kompani janë për ndërtim veprash infrastrukturore, kryesisht rrugë.

I tillë është edhe rasti që do t’ju paraqesim sot. Rezulton se kjo kompani ka përfituar rreth 12 milion euro në tenderin më të freskët të dhënë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi. Por ky tender paraqitet i dyshimtë në disa drejtime. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-24715-04-11-2022 dhe me objekt “Rikonstruksion i aksit rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë” me fond limit 1,183,260,667 lekë të reja pa TVSH ose rreth 12 milion euro përfshirë TVSH.

Duke shqyrtuar dokumentacionin përkatës shikohet se disa firma kanë ofruar shifra më të ulëta sesa GJIKURIA, e megjithatë nuk kanë fituar. Bëhet fjalë për plot 4 kompani të cilat kanë ofruar oferta më të ulëta. Diferenca mes firmës GJIKURIA dhe ofertës më të ulët është gati 1 milion euro, shifër për të vënë duart në kokë.

Në rastin më të mirë kjo është një humbje e pastër për shtetin shqiptar. Ndërkaq nga ana tjetër vihet re se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit të tenderit, thuajse 98.4%. Të gjitha faktte e mësipërme ngrejnë dyshime të forta se këmi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit