Liga e Kombeve/ Gjermania “asfalton” Italinë, turpërohet Anglia

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.06.2022, 22:50

Dy rezultate befasuese kanë dalë sonte nga grupi 3 i Ligës A të Kombeve. Kombëtarja e Gjermanisë ka shkatërruar Italinë duke e mposhtur 5-2 në një ndeshje të dominuar totalisht nga "Panzerat".

Ndërkaq, Hungaria fitoi 0-4 në transfertë kundër Anglisë, duke i turpëruar këta të fundit. Me këto rezultate, Hungaria është kryesuese e grupit me 7 pikë, kurse Gjermania mban vendin e dytë me gjashtë pikë. Italia është e treta me pesë pikë, ndërsa Anglia ka vetëm dy pikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit