I mbaroi huazimi, Etrit Berisha firmos zyrtarisht me ekipin e ri të Serisë A

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 15.06.2022, 09:48

Pavarësisht se ishte i huazuar, paraqitjet e mira këtë sezon të Etrit Berishës me Torinon, kanë bindur këtë klub të paguajë te Spali klauzolën për blerjen e kartonit të gardianit kuqezi.

Sipas mediave italiane, Torino pritet të paguajë në ditët në vazhdim 1 milion euro në llogarinë e Spalit për të blerë përfundimisht kartonin e portierit të kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, në vendimin e klubit të Torinos për të blerë kartonin e Berishës ka ndikuar edhe trajneri Juriç, që ka besim të plotë te shqiptari.

Berisha zhvilloi 10 takime me Torinon në sezonin që lamë pas duke u ndëshkuar me një karton të verdhë, teksa në katër raste mundi ta ruante portën të paprekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit