SKANDAL/ Ogerta Manastirliu jep me KONCESION spitalet shtetërore tek oligarkët privatë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.06.2022, 12:21

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë ka hedhur si propozim një projekt-ligj që lejon mjekët të ofrojnë shërbime me pagesë në spitalet publike. Ky ligj jo vetëm i bën fresk privatit por është një shkatërrim i pronës shtetërore të vënë në funksion të disa individëve për përfitim personal.

Ligji i kundërshtuar edhe nga vetë mazhoranca në Komisionin e Ligjeve parashikon që pacientët të paguajnë mjekët shtetërorë pas orarit zyrtar të punës, për shërbime private. Ligji ka kaluar dhe pret të miratohet në Komisionin e Shëndetësisë e më pas të shkojë për votim në Parlament.

Këtu bien disa pikëpyetje, pasi tashmë mjekët nuk e kanë të domosdoshme të hapin klinika private, por të përdorin ambientet shtetërore dhe pajisjet e shtetit për të përfituar monetarisht nga shërbimet private që ofrojnë në ambient shtetëror.

E dyta, askush nuk garanton që ata nuk do të përdorin 8-orarëshin për të ushtruar shërbimet e tyre private me pagesë, por kjo është thjesht një tjetër skemë kamuflimi e dorëzimit të spitaleve shtetërore tek privati duke i privatizuar ata.

Në Kuvend është dërguar projektligji “Për Shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë” i cili si më poshtë parashikon:

“Mjekët në spitale publike kanë mundësi të ofrojnë jashtë regjimit të punës së përcaktuar nga punëdhënësi, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, shërbime të konsultave ambulatore për pacientë jashtë sistemit të referimit. Spitali që mundëson praktikën e dyfishtë, miraton me vendim të bordit drejtues, kategorinë e shërbimeve të konsultave ambulatore, tarifat përkatëse, si dhe modelin e kontratës së shërbimit me mjekun që ushtron praktikën e dyfishtë në mjediset e spitalit publik, pa cenuar ofrimin e shërbimit spitalor publik.

Spitalet publike autonome kanë të drejtë të lidhin kontrata me palët e treta, me kompani private të sigurimeve, si dhe me spitalet jopublike për shërbime specifike mjekësore… Spitalet publike autonome mund të kontraktojnë shërbime joshëndetësore me sektorin privat, sipas legjislacionit në fuqi.”

Ky lloj shërbimi i propozuar nga Manastirliu quhet ndryshe me konceptin ‘spitale autonome’ pra spitalet shtetërore mund të kontraktojnë shërbime me spitalet private dhe mjekët e punësuar në privat, do i vizitojnë pacientët në shtetëror ku sërish përfitues jo vetëm janë spitalet private por një kalim underground me PPP i shërbimit të shëndetësisë për të cilin Rama e ka stër-reklamuar si falas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit