Milani është duke punuar që të pëforcojë ekipin për sezonin e ardhshëm, sidomos në repartin e sulmit. Sipas mediave italiane, ish-sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi i është vetofruar Milanit.
Hapësirat e pakta te PSG-ja, kanë bërë që lojtari të mendojë rikthimin në Milano, por kësaj here me ngjyrat kuqezi.
Aktualisht, Milani ka dy sulmues kryesorë në skuadër si Giroud dhe Ibrahimovic, por ky i fundit ende nuk ka rinovuar dhe dëmtimi që ka, detyron drejtuesit të mendojnë një alternativë të re në repartin e sulmit.
Ikardi e njeh mjaft mirë Serinë A dhe do ishte i preferuar. Mbetet të shihet a do fillojnë negociatat.