Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj kthehet përsëri te Barcelona. 25-vjeçari nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Spezias në Serinë A dhe do bashkohet sërish me katalanasit.
Shqiptari ishte dhënë në huazim nga Barcelona për këtë sezon me të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 2,7 milionë euro në fund të këtij sezoni. Por klubi italian ka vendosur që të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së Manajt, duke lejuar kështu kthimin e tij në radhët e klubit katalanas.
Kështu, Manaj do të nisë sezonin e ri në radhët e katalanasve, nën urdhrat e Xavit, para se të vendoset se çfarë do të bëhet me lojtarin i cili me shumë mundësi do të huazohet përsëri në një klub tjetër, me prioritet Italinë pasi ai mendon se mund të luajë rregullisht në Serinë A.