“I forti” me Benz të bardhë bllokon makinën tjetër prej orësh, kishte parkuar dysh në Don Bosco

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.06.2022, 20:23

Shpesh herë, sidomos në TIranë, qytetarët përballen shpesh me shoferë të papërgjegjshëm të cilët parkojnë dysh pranë makinave të tjera duke i bllokuar në këtë mënyrë. Kështu nëse pronari i makinës tjetër dëshëron të dalë, i bie barra të kërkojë se ku mund të jetë “trimi” që e ka bllokuar. Madje shpesh detyrohen edhe t’i bien borisë së makinës në mënyrë që të lajmërojnë “mjeshtrin” që u ka zënë rrugën.

I tillë duket se është edhe rasti i sotëm që i ka ndodhur një qytetari në Don Bosco, Tiranë. Sipas një video të mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania, duket se si një qytetar i bie prej shumë kohësh borisë për të lajmëruar “të fortin” që kishte parkuar benzin e tij në pozicionparalel duke e penguar në këtë mënyrë qytetarin. Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar videon, qytetari kishte gati 1 orë që i binte borisë ndërkohë që shoferi i Benzit nuk dukej ende askund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit