Federata italiane e futbollit detyron Presidentin e Napolit të shesë klubin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 16.06.2022, 21:13

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ndodhet në një telash të madh, pasi është i detyruar të shesë një nga klubet e tij, Napolin ose Barin. Brenda dy viteve të ardhshme, sipas një rregulli të vendosur nga Federata, ndalohet që një person të ketë në pronësi dy klube brenda kategorive të futbollit italian.

Vendimi ishte kundërshtuar nga De Laurentis në Gjykatën Italiane të Apelit, por pretendimet e tij u hodhën poshtë nga ana e gjykatës e cila vendosi në favor të Federatës Italiane.

Një rast i ngjashëm ndodhi vitin e kaluar me presidentin e Lacios, Klaudio Lotito i cili u detyrua të shiste klubin e Salernitanës si pasojë e këtij rregulli, me numrin 1 të Napolit që duket se po shkon drejt një rruge të njejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit