E duan Juventusi dhe Milani, Roma i cakton çmimin zyrtar Zaniolos

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.06.2022, 12:52

Roma ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Sulmuesi i ekipit, Nikolo Zaniolo është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Murinjos dhe këtë gjë e konfirmoi në finalen e Ligës së Konferencës që u luajt në Tiranë, ku vendosi fatet e titullit me golin e tij vendimtar.

Mesfushori italian ka një interes të madh nga Juventusi dhe Milani, me dy klubet që kërkojnë me ngulm shërbimet e tij, por trajneri portugez duket se ende nuk ka ndërmend që ta lëshojë atë.

Kështu Roma ka vendosur çmimin që kërkon për Zaniolon, që shkon deri në 60 milionë euro. Një shifër e lartë për dy klubet që e duan, ndaj me shumë gjasa italiani do vijojë karrierën e tij te Roma.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit