Mbyllet marrëveshja, Sadio Mane është lojtar i Bayernit të Mynihut

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.06.2022, 17:12

Pritja merr fund për tifozët e Bayernit. Nga lajmet e fundit, raportohet se është arritur marrëveshja mes të Bayern Munich dhe Liverpool për Sadio Manenë.

Lojtari së shpejti do të zyrtarizohet te bavarezët.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, kanë mbetur vetëm edhe testet mjekësore dhe zyrtarizimi i futbollistit, pasi dakordimi për një lëvizje të tillë tashmë ka ndodhur.

Ky transferim do t’i kushtojë kampionëve gjermanë diku rreth 42.5 milionë funte. Kontrata për lojtarin do të jetë pesëvjeçare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit