SKANDALI/ Pasi i sekuestruan frutat fshatarëve të gjorë, policët e Erion Veliajt i hanë për vete nën hije

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.06.2022, 18:34

Shpesh herë ju kemi paraqitur rastet e dhimbshme ku policët e bashkisë Tiranë sekuestronin si kafshë frutat e perimet e të moshuarëve të pambrojtur.

Videot dhe skenat rrëqethëse tashmë nuk numërohen më. E megjithatë duket se policët e Erion Veliajt janë akoma më të pashpirt së çfarë keni parë.

Kështu rezulton se ditën e sotme pasi i sekuestruan qershitë dhe domatet disa fshatarëve të gjorë, “çunat” e Veliajt ndaluan makinën nën nje hije në Sauk dhe iu “përveshën” mirë e mirë mallit të sekuestruar duke i ngrënë të gjitha.

Si ju duket veprimi i tyre?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit