Miroslav Klose bëhet zyrtarisht trajner, e fillon me një ekip modest

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.06.2022, 19:42

Miroslav Klose nis karrierën si trajner dhe rrugëtimi i tij fillon nga Austria. Ish-kampioni i botës, ka marrë drejtimin e skuadrës modeste austriake, Altah. Ekipi militon në Superligë dhe këtë sezon pritet të ketë pretendime në kampionat.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e 44-vjeçarit në drejtimin e një skuadre, me klubin i cili ka publikuar njoftimin zyrtar për arritjen e akordit me rekordmenin e golave të shënuar në historinë e Botërorit me anë të një postimi në në “Twitter”.

Klose nis kështu një rrugëtim të ri me ambiciet për të pasur të njëjtin sukses që arriti edhe në fushën e blertë kur ishte futbollist, si me kombëtaren, ashtu edhe me klubet që ka luajtur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit