Prokuroria e Përgjithshme në vend të hetojë tenderat e dyshimtë, realizon vetë një të tillë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.06.2022, 21:44

Çdo ditë ju paraqesim disa tendera të denja për prokurorinë dhe SPAK. Procedurat në fjalë janë të dyshimta janë të shumta në numër. Imajginoni pak se nëse çdo ditë paraqesim 3-4 prej tyre, sa duhet të jetë numri i abuzimeve në një vit kalendarik. Megjithatë çudia nuk qëndron thjesht te fakti që të gjithë vjedhin dhe korruptohen por edhe tek ideja se ka institucione që në vend të hetojnë këto tendera të dyshimtë, i bëjnë edhe vetë.

Po, po, e lexuat mirë! Një ndër ilustrimet më të mira të këtij rasti është edhe Prokuroria e Përgjithshme e cila ka organizuar një tender të dyshimtë. Procedura e prokurimit në fjalë mban numrin e referencës REF-30217-05-20-2022 dhe ka si objekt “Mirëmbajtja e Infrastrukturës Qëndrore IT për 2 vite”. Por le të hapim “lakrat” dhe të studiojmë dokumentacionin e këtij tenderi. Rezulton se në garë ka marrë pjesë vetëm një garues, përkatësisht bashkimi i operatorëve “S&T Albania” dhe “Atom”.

Oferta e tyre është 24,433,152 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Pra “de facto” kemi të bëjmë me një mungesë konkurrence, pasi operatori i vetëm që ka marrë pjesë në tender është kualifikuar dhe ka fituar. Jo vetëm kaq por shikohet se vlera fituese është gati identike me fondin limit të tenderit, gati sa 96.99% e tij. Ndërkaq eksperienca ka treguar se tenderat e mirëmbajtjes sidomos të infrastrukturës komjuterike lë vend për dyshime dhe abuzime të mëdha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit