Presidenti amerikan Biden u rrëzua nga biçikleta të shtunën teksa udhëtonte pranë shtëpisë së tij të pushimi në Rehoboth Beach, Delaëare gjatë një fundjave tjetër të gjatë në plazh – ndërsa ekonomia e vendit vazhdonte të rëndohej, inflacioni u rrit dhe çmimet e gazit mbetën në nivele rekord.
"Unë jam mirë, jam mirë," tha Biden, duke u thënë gazetarëve se ai u rrëzua kur një nga këpucët e tij ngeci një pedal të biçikletës, ndërsa ai u përpoq të ndalonte dhe të bisedonte me dashamirës.
Agjentët i erdhën në ndihmë, duke e ngritur në këmbë brenda pak çastesh. Asnjë prerje apo gërvishtje nga rënia nuk ishte e dukshme, thanë gazetarët. Shtëpia e Bardhë tha se Biden ishte "mirë" pas rënies së tij.
Kujtojmë se ky nuk është incidenti i parë. Biden ka rënë nga shkallët e Air Force One në mënyrë të përsëritur gjatë 16 muajve të presidencës së tij, më së fundi më 8 qershor kur u largua nga Uashingtoni për një intervistë me Jimmy Kimmel.
Burimi: NYPOST | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA