Liverpooli bën goditjen e radhës në merkato

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.06.2022, 14:16

Liverpool duket një nga ekipet më aktive në merkato këtë verë. Klubi anglez ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit nga Skocia, Kalvi Ramsaj, nga skuadra e Aberdin.

Skuadra nga "Anfield" e afroi për shumën e 7 milionë eurove futbollistin për të përforcuar repartin e mbrojtjes.

Ishte vetë klubi që me anë të një postimi në rrjetet sociale konfirmoi transferimin e 18-vjeçarit nga Skocia, i cili do të vihet shumë shpejtë nën urdhrat e trajnerit gjerman, Jurgen Klop.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit