Futbollistit spanjoll i vjedhin Rolexin nga dora, vëllain ia tërheqin zvarrë në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.06.2022, 23:51

Dani Olmo, mesfushori i RB Leipzig dhe kombëtares spanjolle ka rënë pre e grabitësve në Valencia. Sipas mediave spanjolle hajdutët kanë arritur t’i marrin mesfushorit një orë Rolex me vlerë 30,000 euro. Ngjarja thuhet se ka ndodhur vonë pasditen e së premtes kur futbollisti katalanas po dilte nga një berber në Hospital Street me vëllain e tij. Në atë moment njê burrë iu afrua me shpejtësi dhe i mori orën që Dani Olmo mbante në kyçin e dorës.

Hajduti u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë që e priste teksa po ndiqej nga vëllai i Olmos. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe u detyrua të mjekohej nga një ambulancë pasi u tërhoq zvarrë nga automjeti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit