Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.06.2022, 08:04

Merkatoja është e hapur prej 1 qershorit dhe shumë futbollistë pritet të ndryshojnë destinacion. Së fundmi në mediat italiane ka dalë në skenë një shkëmbim i mundshëm mes mbrojtësit të Torinos, Bremer, që është një ndër më të lakuarit në merkato dhe futbollistit shqiptar, Marash Kumbulla.

Ka gjasa që Bremer t'i bashkohet Romës, me Marash Kumbullën, që mund të kalojë te Torino, duke gjetur aty kapitenin e Kombëtares, Etrit Berisha. Mbrojtësi shqiptar pëlqehet nga trajneri Ivan Juriç, i cili kërkon ta ketë Kumbullën në skuadër.

Normalisht që përveç Kumbullës, Roma duhet të derdhë në arkat e Torinos dhe një shumë parash, për shërbimet e Bremerit, që është padyshim një nga futbollistët më të spikatur të sezonit që sapo lamë pas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit