I kafshoi veshin kundërshtarit si Tyson dikur, përjashtohet boksieri

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.06.2022, 08:38

Sporti i boksit sjell shpesh situata të papritura dhe skena të pazakonta. Një e tillë ka ndodhur së fundmi dhe ka si protagonist, boksierin amerikan, Edgar Berlanga. Ky i fundit është dënuar me një përjashtim prej 6-muajsh nga boksi pasi tentoi të kafshonte kundërshtarin e tij Roamer Anxhelu në përballjen mes të dyve.

25-vjeçari u bë protagonist në raundin e 7-të të takimit duke tentuar të imitonte veprimin që Majk Tajson kreu ndaj Ivender Holifird në përballjen legjendare mes dy ish-kampionëve të botës, ku Tajson i kafshoi veshin kundërshtarit të tij.

Pas ngjarjes Berlanga kërkoi falje për veprimin në rrjetet sociale, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur dënimin me përjashtimin 6-mujor si dhe një gjobë prej 10 mijë dollarësh ndaj tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit