Arsenali i jep 23-vjeçarit numrin e Henry, acarohen tifozët

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.06.2022, 13:56

Arsenali po vijon nga puna për të përforcuar ekipin e sezonit të ardhshëm. Së fundmi, klubi londinez ka rinovuar kontratën me Edi Nketiah.

Ky i fundit, rinovoi edhe për 5 vite të tjera, por firma e sulmuesit 23-vjeçar në “Emirates” është e pasur me polemika, duke parë se atij i është dorëzuar fanella me numrin e legjendës Tieri Henri (14).

Të shumta kanë qenë reagimet e tifozëve kundër klubit në rrjetet sociale, të cilët u shprehën kundër që ai të trashëgonte numrin e golashënuesit më të mirë të historisë së klubit me 228 gola.

Nketiah mendohet si i papërshtatshëm për të trashëguar numrin legjendar të ish-sulmuesit francez nga ana e tifozëve të cilët e kanë shprehur hapur zemëratën e tyre në rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit