Koha për revansh, caktohet data e duelit Usyk-Joshua

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.06.2022, 19:51

Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua do përballen sërish mes tyre për titullin e kampionit botëror në peshat e rënda. Dyshja ishin përballur me njëri-tjetrin në shtatorin e kaluar kur Usyk fitoi ndaj britanikut dhe tani është koha për revansh.

Përballja mes Usyk dhe Joshua, është konfirmuar tashmë dhe ata do të ndeshen mbrëmjen e së shtunës më 20 gusht. Dueli mes tyre do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite. Fituesi i duelit ka gjasa të mëdha që të përballet me kampionin e WBC, Tyson Fury për unifikim titujsh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit