Për 1 litër naftë në Shqipëri duhet të punosh 67 minuta

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.06.2022, 18:56

Ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie të naftës bruto është në rënie të vazhdueshme, në Shqipëri siç dihet ndodh e kundërta. Le të bëjmë një nalizë të thjeshtë se sa minuta i duhet të punojë një shqiptari me pagë mesatare për të blerë një litër naftë, duke patur parasysh çmimin e një litri karburant momentalisht. Si analizë po marrim çmimin e naftës, i cili aktualisht sot shitet me pakicë 261 lek/litër.

Ndërkaq bazuar në të dhënat zyrtare të Instat, paga mesatare bruto për tremujorin e parë të 2022 (të vetmet të dhëna të disponueshme deri në këto momente), është 59.242 lekë. Kësaj page bruto i korrespondon një pagë neto prej 48,805 lekë. Duke ditur që në Shqipëri thuajse të gjithë punojnë edhe të shunave, pjesëtojmë këtë shifër për 26 ditë të muajit dhe del shifra 1,877.11 lekë e cila tregon pagën neto ditore.

Duke supozuar se dita e punës është 8 orë, llogarisim se për një orë punë me pagën mesatare të marrë për analizë, një shqiptar merr 234.64 lekë. Duke ditur se për 60 minuta merren 234.64 lekë, gjejmë se për të paguar 261 lekë që kushton 1 litër naftë, një shqiptari me pagë mesatare i duhen plot 66,74 minuta, ose e rrumbullakosur 67 minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit