Ftone fëmijët në shtëpi për stërvitje dhe i përdhunonte, burg për trajnerin pedofil

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.06.2022, 07:53

"Leparisien" ka zbuluar së fundmi një ngjarje e tmerrshme, e cila ka tronditur futbollin e moshave në Francë. Ish-trajneri i futbollit të skuadrës FC Magnanville për të rinj, Alain, është dënuar me 10 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual ndaj të miturve, nga mosha 13 deri në 17 vjeç.

Mes viteve 2016 dhe 2019, ai akuzohet se kishte abuzuar me disa djem të rinj nga klubi, të cilëve u ofroi seanca private në banesën e tij “për forcimin e muskujve”. Përveçse do të qëndrojë për shumë vite në qeli, ish-trajnerit i është e ndaluar të ushtrojë profesionin, të punojë apo të ketë kontakte me fëmijët.

Nga raportimet e fundit që vijnë nga Franca, avokati i Alain tha se ai nuk do të apelojë vendimin. Pas shtatë ditësh gjykimi, Gjykata e Versajës sapo e ka dënuar këtë ish-trajner vullnetar të klubit të futbollit Magnanville. Alain u shpall fajtor dhe mori këtë dënim të konsiderueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit