E kryer/ Lukaku rikthehet te Interi

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.06.2022, 08:19

Nuk ka më dyshime. Romelu Lukaku do rikthehet në formë huazimi te skuadra e Interit vetëm një vit pasi u largua nga zikaltërit. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano shkruan se pothuajse gjithçka ka marrë fund në lidhje me këtë transferim.

Ai thekson se Todd Boehly, tanimë president i Chelseat, është dakord që Lukaku të largohet drejt Milanos. Oferta e ish-kampionëve italianë pritet të jetë 8 milionë euro, pa llogaritur bonuset.

Vetë trajneri Thomas Tuchel dëshiron një largim te Lukakut në drejtim të Italisë pasi belgu nuk ka bindur me performancat e tij këtë sezon me londinezët. Te Interi, Lukaku kësaj here do gjente si trajner Simone Inzagin, pasi Konte është larguar drejt Tottenhamit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit