Rusia nuk ndalet, padit në CAS për sanksionet FIFA-n dhe UEFA-n

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.06.2022, 18:27

Rusia nuk është aspak me sanksionet e marra nga UEFA dhe FIFA, të cilat e kanë lënë jashtë në çdo kompeticion të zhvilluara nga të dyja, në rang kombëtar ashtu edhe klubesh. Duket se kjo çështje do të dërgohet në zyrat e Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv (CAS) në fillimin e muajit korrik.

Vendimi nga Rusia është marrë tashmë dhe ka nisur gjyqi. Seanca e parë dëgjimore do të jetë në datën 5 korrik, për të diskutuar apelin e Federatës Ruse të Futbollit kundër veprimeve të marra nga organet më të larta të futbollit në Europë dhe botë.

Më pas, seanca e dytë pritet të jetë në datën 11 korrik, për të shqyrtuar apelin e katër klubeve ruse, përfshirë dhe kampionët e Zenitit, kundër përjashtimit nga aktivitetet e ardhshme të klubeve nga UEFA, si Liga e Kampionëve, Europës dhe e Konferencës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit