Calhanoglu injoron Ibrahimovic: Është burrë 40-vjeç dhe jo një 18-vjeçar

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.06.2022, 21:54

Mesfushori turk i Interit, Hakan Çalhanoglu, ka bërë një rrëfim pa doreza për “Tivibu Spor”, duke prekur disa nga temat në të nxehta të javëve të fundit. Çalha ka zgjedhur të “injorojë” sulmet e vazhdueshme të Ibrës, ish-shokut të tij të skuadrës te Milani, pasi ky i fundit e ka thumbuar shpesh.

Turku tha:

Ibra nuk është 18 vjeç, është një burrë 40 vjeç! Unë nuk do të bëja gjëra të tilla në atë moshë. Këtë vit praktikisht nuk luajti, nuk kontribuoi në titullin kampion. Atij i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk më intereson. Ka shkruar edhe për mua në librin e tij, duhet t’i shkruante këto gjëra përndryshe do të kishte qenë bosh. Nuk do t’i përgjigjem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit