Shpirti i Maradonës nuk ka qetësi, tetë persona akuzohen për vdekjen e tij

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.06.2022, 08:12

Kur po mbushen afro dy vjet nga vdekja e Armando Maradonës disa gjëra janë ende një mister, pasi shumë persona dyshohen se kanë lidhje në këtë ngjarje. Siç bëjnë me dije mediat, së fundmi kanë dalë dhe tetë emra të tjerë të cilët duhet të shkojnë dhe të dëshmojnë në gjykatë.

Mes tyre janë neurokirurgu, psikiatri dhe psikologu i argjentinasit, të cilët dyshohen për vrasje me dashje. Vdekja e Maradonës erdhi në mënyrë të papritur në 25 nëntor të vitit 2020.

Dyshime të ndryshme u ngritën dhe doli mundësia e një vrasje me dashje, me doktorin e ish-futbollistit që u akuzua si i pari i dyshuar. Hetimet vazhdojnë dhe gjyqi vazhdon të jetë ende i hapur, me tetë personat e fundit që priten të dëshmojnë së shpejti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit