Akuzohen për kontrabandë ilaçesh, arrestohen dy gra në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 13:08

Policia e Tiranës ka vënën në pranga dy gra.

Mësohet se të arrestuarat janë shtetaset me iniciale J.Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe. Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Policia ka ushtuar kontroll në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit