Vazhdon show i Bordit të Ramës! Tallet me shqiptarët duke ua ulur çmimin e naftës me 3 lekë/litër

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 13:30

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja të tregtimit të karburanteve në Shqipëri.

Mësohet se mbledhja e fundit e Bordit ka vendosur që naftën ta shesë tek shqiptarët me 258 lekë, nga 261 lekë që ishte më parë, ndërsa gazi do të jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

E ndonëse nafta ka rënë me 3 lekë për litër, përsëri Bordi ka vendosur çmime që nuk pasqyrohen në bursë pasi një fuçi ose 159 litra kushton 108.27 dollarë, ndërsa në Shqipëri një litër do të kushtojë 258 lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit