Rama: Fitova mandatin e tretë dhe s’hapen negociatat, shpresojmë shekullin tjetër!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.06.2022, 15:21

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin maqedonas dhe presidentin serb ka fajësuar BE-në për moshapjen e negociatave. Ai ka thënë se është e pakuptueshme se si BE nuk po mban premtimet që ka dhënë.

I gjendur në një situatë të vështirë, Rama ka menduar se edhe ka bërë ironi. Teksa ka qenë duke folur, ka theksuar me ironi se Shqipëria shpreson që të jetë anëtare e BE-së në shekullin tjetër.

Rama ka thënë:

M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljn e bisedimeve dhe ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëjmë shumë për të mbështetur idenë e presidentin Macron për objektivin që është politik e strategjik i dëshiruar. Ne do të vazhdojmë me rrugën drejt anëtarësimit me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtar. Do përballemi me një Bullgari këtu, një Bullgari atje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit