Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Korçë. Një e moshuar ka gjetur të pajetë djalin e saj në shtëpi. Bëhet fjalë për një person të moshës 50 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me thikë në banesën e tij.
E moshuara ka njoftuar menjeherë policinë.
Blutë e qytetit të Korçës kanë shkuar në vendngjarje dhe po bëhen hetimet e nevojshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.06.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 8, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi E. L., 55 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.