Elbasan/ Ishte duke ecur rrugës, Benzit i del papritur goma nga vendi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.06.2022, 16:50

Një ngjarje e rëndë që me shumë mundësi mund të përfundonte në tragjedi është ajo që i ka ndodhur një shofëri ditën e sotme në Elbasan. Një automjeti tip Benz Mercedes në ecje e sipër i doli goma nga vendi në mes të rrugës.

Fatmirësisht raportohet se nuk pati të lënduar, por nëse do të ishte me shpejtësi me siguri mund të shkaktonte lëndime në personat brenda automjetit por edhe për ata jashtë. Është e habitshme në fakt se si mjete në një gjendje të tillë kaq të keqe teknike qarkullojnë lirshëm nëpër rrugët e vendit. A thua vallë Blendi Gonxhe po punon mirë tek kolaudimi?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit