Kishte vjedhur 8 makina, arrestohet në Greqi “miu” shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2022, 18:28

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia greke pasi kishte vjedhur 8 makina në zonën e Eksarkisë. Sipas mediave greke, shqiptari ishte i njohur për vjedhje dhe arrestimi i tij ka ardhur pasi ka hapur 8 automjete të parkuara në rrugën Ipokratus. Arrestimi i “miut” shqiptar (siç e citojnë mediat greke) u bë në orën 21:30 të së martës. Oficerët e policisë së ekipit të DI.AS kanë marrë sinjal për një person të çuditshëm i cili është parë duke grabitur një Smart të parkuar në rrugën Ipokratos 156.

Kur policia ka shkuar në vendngjarje, kanë gjetur shqiptarin brenda Smartit të grabitur dhe i kanë kërkuar të dalë jashtë. Por “miu” në vend që të dorëzohet, fillon të vrapojë. Policia pas një ndjekjeje e ka kapur dhe dërguar në Sigurimin e Eksarkesë, ku konstatohet se para grabitjes së Smart ai kishte hapur tetë automjete të tjera të parkuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit