4 vite nga gënjeshtra e Ramës për datën e negociatave, sot fajëson BE-në për dështimin personal

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.06.2022, 19:12

Postimi i mëposhtëm, i bërë në 26 qershor 2018 tregon kohën kur Edi Rama gënjente shqiptarët për një datë imagjinare për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sot, pas katër vitesh, Shqipëria, jo vetëm që nuk ka një datë, por nuk ka as shpresë për hapjen e negociatave.

Ditën e sotme në samitin e BE-së, Edi Rama fajësoi edhe njëherë Bashkimin Europian për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, ai iu hakërrye bullgarëve se po gabojnë rëndë me veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rama u mbështet sot në konferencën e përbashkët për Ballkanin e Hapur, nga Aleksandër Vuçiç, i cili duket që e ka mësuar mirë vjershën për të qenë në krah të Ramës, para lidërve europianë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit