FIFA vendos një rregull të ri për lojtarët që do grumbullohen në Botëror

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.06.2022, 21:03

Botërori i Katarit po afron dhe FIFA ka miratuar së fundmi një rregullore të re, që do të ndryshojë sistemin e grumbullimit të lojtarëve dhe numrin e lejuar të tyre që kombëtaret do të kenë mundësi të zgjedhin për pjesëmarrjen ne këtë kompeticion.

Ky institucion ka vendosur se numri i lojtarëve që mund që mund të përzgjidhen në listën paraprake të të grumbulluarve do të kalojë nga 35 në 55. Ndërsa përsa i përket listës përfundimtare të lojtarëve të zgjedhur për Botërorin ajo do të shkojë nga 23 në 26 vende të lira qe do të limitohen nga rregulli për mos të pasur në pankinë më shumë se 15 zëvendësues dhe 11 anëtar të stafit.

Kjo zgjedhje është menduar nga ana e FIFA-s për t’i dhënë sa më shumë mundësi lojtarëve të ndryshëm për pjesëmarrje si dhe për t’i ardhur në ndihmë skuadrave duke i ofruar atyre një organikë më të zgjeruar në dispozicion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit