Shkodrani kapet me 22.5 kg kokainë “Milot”, dënohet me burg dhe mijëra € gjobë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.06.2022, 00:04

Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar shtatë vite burg dhe me 60 mijë euro gjobë pasi është kapur duke transportuar njëzet e dy kilogramë e gjysmë kokainë. Sipas mediave italiane në një kontroll rutinë në Verzuolo është bërē kapja më e madhe e drogës e kryer ndonjëherë nga Komisariati i Kuneos. Njëzet e dy kilogramë e gjysmë kokainë, u gjet mes sediljeve të përparme të fuoristradës që Marin Dajani drejtonte mbrëmjen e 22 janarit 2021.

Korrieri i drogës, një 48-vjeçar shqiptar nga Shkodra, jetonte me familjen në zonën e Saluzzo-s dhe kishte një punë e qëndrueshme, por pa precedentë penalë. Në momentin e arrestimit ai punonte në Zvicër si punëtor. Agjentët që e kishin ndaluar rreth orës tetë të mbrëmjes pasi ishin bërë dyshues teksa e kishin parë shqiptarin duke ecur me shpejtësi. Kur u ndalua nga policia ai kishte shfaqur shenja nervozizmi. Burri i kishte shpjeguar policisë se ai ishte nisur për në shtëpi, jo shumë larg vendit ku u ndalua. Kur policia kontrolloi makinën e tij tip Land Rover Discovery në sediljet e përparme zbuluan dy ndarje të mëdha, brenda të cilave kishte njëzet e dy kilogram e gjysmë kokaine, të mbështjella me celofan, me peshë nga 500 gram deri në një kilogram. Sipas hetuesve kjo kokainë kapte vlerën rreth një milion e gjysmë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit